Lajme të këqija për Feronikelin, FIFA ia bllokon merkaton

Klubi Futbollistik “Feronikeli” siç duket është në telashe të mëdha.

Sipas raportimeve të fundit klubit tashmë i është bllokuar edhe merkato, shkruan sheshi. FIFA i ka bllokuar “Niklit” merkaton për shkak është bërë gjyqi i humbur me sulmuesin nga Shqipëria, Bedri Greca.

Feronikelit i ka kaluar afati i vendosur nga FIFA për të shlyer borxhin ndaj Grecës.

Klubi duhet ta zgjidh këtë çështje pasi tani mund të ketë të tjera penalizime si heqje pikësh nga 3 deri në 9 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *