1 janari padyshim që do të sjellë lajme të këqija për tifozët e Barcelonës, kjo pasi që lojtari i tyre më i mirë, Lionel Messi, tani mund të negociojë me ndonjë klub tjetër.
Kontrata e yllit argjentinas do të përfundojë në verën e këtij viti dhe ai madje e ka të lejuar të kontaktojë dhe të bisedojë me ndonjë skuadër gjatë afatit kalimtar.
Messi mund të pajtohet me kushtet tani dhe të transferohet gjatë sezonit të ardhshëm, megjithatë në një intervistë të dhënë më 27 dhjetor, ai nuk paralajmëroi ndonjë largim nga klubi.
Arsyeja kryesore pse kapiteni mund të largohej janë vetëm çështjet financiare, me ç’rast Barcelona është në krizë kur bëhet fjalë për atë aspekt.
Këtë sezon klubi blaugran po ka probleme sikurse në gjetjen rezultateve pozitive por edhe probleme të ndryshme me lëndime të lojtarëve.