UEFA njoftoi sot se Superkupa e Evropës do të ketë tifozë në tribuna.
Ndeshja që do të luhet me 11 gusht në Irëlandën Veriore mes Chelseat dhe Villarrealit do të ketë tifozë të pranishëm, shkruan GazetaBlic Sport.
Në stadiumin kombëtar të Belfastit do të kenë mundësinë t’a ndjekin ndeshjen nga afër 13 mijë spektatorë.
Ndeshja e Superkupës zhvillohet mes fituesit të Champions League dhe fituesit të Europa League.