Skuadra nga kryeqyteti italian, do të udhëtojë drejt Gjenovës, për t’u takuar me Sampdorian në kuadër të xhiros së katërt.
Muriqi që sot (e enjte) është prezantuar si lojtar i Lazios, do të bëjë debutimin të shtunën, pasi te skuadra e Simone Inzaghit do të mungojë Ciro Immobile.
Mediet në Itali parashikojnë debutimin e Muriqit ndaj Sampdorias.
Sulmuesi i Kosovës do të luaj përkrah Correa në sulmin e Lazios.
Formacioni i Lazios kundër Sampdoria: Strakosha, Patric, Parolo, Acerbi, Anderson, Savic, Leiva, Alberto, Fares, Muriqi dhe Correa.