Skuadra e Jurgen Klopp kishte një nga shqetësimet kryesore, Kupën e Afrikës.
Liverpool priste të humbiste në ndeshjet e janarit dhe shkurtit lojtarë tejet të rëndësishëm të skuadrës si Salah, Mane dhe Keita, për shkak të impenimit të tyre në kombëtaret përkatëse për të luajtur në Kupën e Afrikës.
Jurgen Klopp mund të ndihet më i liruar pasi pati edhe një zënkë mes tij dhe trajnerit të Senegalit pikërisht për Kupën e Afrikës.
Presidenti i FIFA’s, Infantino tha se Kupa e Afrikës mund të luhet në shtator.
“Është turne që luhet çdo dy vite dhe ne e dimë rëndësinë e tij. Deri vite më parë, askush nuk interesohej nëse luhej dimrit. Tani, është problem sepse shumë afrikanë luajnë në skuadra të mëdha evropiane, dhe humbin një pjesë sezoni”, ka thënë Infantino.
“Nëse mund të rivendosim kalendarin, duhet të shohim për opsionin që turneu të luhet në shtator. Do të zgjidhnim një problem që i prek shumë liga. Është pjesë e procesit dhe po flasim. Është me rëndësi të zgjedhim më të mirën për të gjithë”, shtoi presidenti i FIFA.