Skuadra e Liverpoolit edhe më tutje nuk mund të llogarisë në shërbimet e Xherdan Shaqirit, për shkak të lëndimit të futbollistit kosovar me nënshtetësi zvicerane.
Shaqiri nuk është paraqitur për ‘Reds’ që nga 11 janari për shkak të një problemi të vazhueshëm të muskulit dhe aktualisht nuk ka ndonjë afat kohor për kthimin e anësorit të Liverpoolit.
“Ende nuk është gati për t’u trajnuar me ekipin e Liverpoolit”, shpjegoi Jurgen Klopp kur u pyet për gjendjen e Shaqirit. “Nuk duhet të bëjmë presion për rikthimin e tij. Pra, ne vetëm duhet të presim. Ai nuk është afër për t’u stërvitur”, përfundoi tekniku gjerman.