Lajm i keq për Spanjën: Sarabia nuk do mund të rikuperohet për ndeshjen ndaj Italisë

Pablo Sarabia u dëmtua kundër Zvicrës dhe nuk është e sigurt që ai do të rikuperohet me kohë për të ndihmuar Spanjën kundër Italisë në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian.

Sipas AS, Sarabia ndjeu një dhimbje të muskujve gjatë pjesës së parë dhe ishte e nevojshme të zëvendësohej me Dani Olmo.

Lojtari tani do t’i nënshtrohet ekzaminimeve më të hollësishme për të zbuluar shkallën e dëmtimit, por duket e pamundur për të që të rikuperohet në kohë për ndeshjen kundër Italisë, e cila është planifikuar të martën.

Ndeshja gjysmëfinale mes Spanjës dhe Italisë do luhet me 6 korrik, nga ora 21:00 në Wembley të Londrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *