Lajm i keq për Kosovën, Sulejmani dhe Muslija mungojnë në ndeshjet e muajit mars, kjo është arsyeja

Lista e Kosovës për ndeshjet e muajit mars pritet të bëhet zyrtare në ditët në vijim.

“Dardanët” priten të kenë disa prurje të reja, si Astrit Selmani, Zymer Bytyqi dhe disa të tjerë, por do kenë edhe mungesa.

Së fundmi, dy lojtarët që nuk do jenë të pranishëm për Kosovën në ndeshjet e muajit mars, janë dyshja e Hannover96, Valmir Sylejmani dhe Florent Muslija.

Te skuadra gjermane një nga lojtar ka rezultuar pozitiv me COVID-19, andaj skuadra do izolohet që nënkupton se dyshja nuk mund të udhëtojnë në Kosovë.

Kjo është vërtetë lajm i keq për Kosovën, që këtë muaj do përballet me Lituaninë, Spanjën dhe Suedinë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *