Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, do të mungojë në derbin e sotëm ndaj liderit të ligës, Manchester Cityt.
Mësohet gjithashtu se Edinson Cavani nuk është pjesë e skuadrës për këtë sfidë, duke e lënë skuadrën e Ralf Rangnick të mangët në opsionet sulmuese.
Marcus Rashford pritet të vendoset në mes për shkak të mungesës së opsioneve, ose do të shfrytëzohet Bruno Fernandes si nëntë i rremë.
37-vjeçari është golashënuesi më i mirë i “Djajve të Kuq” këtë sezon me 15 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat.
Megjithatë, vetëm një prej këtyre golave ka ardhur në vitin 2022. Në 10 ndeshjet e tij të fundit, Ronaldo ka shënuar vetëm një herë.
Rashfordit do t’i jepet shansi të shkëlqejë në mes me Ronaldon dhe Cavanin që mungojnë, sipas The Athletic.