Bayern Munich ka marr një lajm tronditës nga infermieria. Është ylli i skuadrës Leroy Sane që ka pësuar një dëmtim e i cili do ta mbaj hiq më pak se 4 javë jashtë fushës.
Sane doli nga fusha e lojës me Hoffenheumin me dhimbje dhe u mendua se bëhej fjalë për një dëmtim muskulor, por skuadra e Bayernit përmes një komunikate ka njoftuar se Sane është ekzaminuar me probleme në gju dhe do t’i duhen disa ditë pushim për t’u rikthyer sërish në stërvitje.
Sipas klubit, ai humbet duelin e mbrëmjes së sotme në Superkupën e Gjermanisë, por edhe sfidën e ardhshme në kampionatin gjerman kundër Herthas.
Mediat raportojnë se Sane do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 3-4 javë dhe do të rikthehet vetëm pas ndeshjeve të kombëtares gjermane.