Ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar para se të mbyllet stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani ndeshjen e fundit për këtë stinor do ta zhvillojë kundër FC Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet
Për këtë ndeshje, skuadrës së Ismet Munishit do t’i mungojë “motori” i mesfushës, Kushtrim Gashi.
Gashi kishte pësuar një lëndim në ndeshjen e javës së 14-t ndaj Drenicës më 26 nëntor.
Si pasojë e këtij lëndimi, futbollisti i Ballkanit nuk është rikuperuar ende. Madje, ai pritet t’i humbasë ndeshjet e mbetura të stinorit vjeshtor në Superligë dhe në Kupën e Kosovë.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Gashi në një prononcim për “Zeri.info”.
“Që prej lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Ballkanit, po vazhdoj me rikuperimin. Me gjasë do t’i humbas ndeshjet e mbetura në stinorin vjeshtor”, ka thënë të premten Kushtrim Gashi.
Ndryshe, Gashi së bashku me Edvin Kuç kanë qenë dhe janë të pazëvendësueshëm në mesfushën e “Xhebrailave”.