Skuadra e Inter Miami dhe Al-Nassr nesër pritet të zhvillojnë një ndeshje miqësore në Arabinë Saudite.
Raportimet e fundit thonë se sulmuesi i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo nuk ka arritur të rikuperohet për këtë ndeshje, shkruan Indeksonline
Ronaldo do të mungoj në këtë miqësore edhe pse shumë tifozë e konsideronin si “vallëzimi i fundit” mes tij dhe Lionel Messit.
Ylli portugez dhe Al Nassr para disa jave ishin larguar nga Kina pikërisht për arsye të lëndimit të tij.
Ai u rikthye në Arabi dhe punoi shumë për të qenë i gatshëm në këtë ndeshje, megjithatë nuk ia doli.