Lahm: Falë Guardiola-s është bërë një nga mrekullitë e botës

Philipp Lahm i ka thurur elozhe Perp Guardiola-s.

Ish-ylli i Gjermanisë dhe Bayern Munich ka thënë për Zeit:

“Guardiola ka shpikur një pozicion për një talent të jashtëzakonshëm. Kështu e ka lënë Messi-n të lirë dhe ai është bërë një mrekulli e botës së futbollit nën drejtimin e tij, duke transformuar rolin e sulmuesit”.

“Pep e di se ndeshjet e mëdha vendosen nga lojtarë të mëdhenj. Ai i nderon lojtarët e tij dhe nuk i mbyt. Në çdo sistem që përdor, ai është shok i lojtarëve dhe vihet në shërbimin e tyre në mënyrë që ata të japin maksimumin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *