Laçi nuk mposhtet në Moldavi, kualifikimi kërkohet në ndeshjen kthyese në Shqipëri

Laçi vuan, por reziston dhe ia del të mbajë rezultatin 0-0 në transfertën moldave ndaj Petrocub, duke shtyrë çështjen e kualifikimit për të enjten e ardhshme në Shqipëri.

Kurbinasit e nisën mirë sfidën, por u penalizuan nga mesfushori Renato Spahiu, që mori kartonë të verdhë në minutat 17’ dhe 28’ dhe la skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro me një futbollist më pak për më shumë se një orë lojë.

Petrocub shtoi presionin, duke përfituar nga epërsia numerike, por hasën në një formë të jashtëzakonshme të portierit Dajsinani, teksa kur ky i fundit humbi vëmendjen, ishte mbrojtja kurbinase që shpëtoi skuadrën nga pësimi i golit.

Vërshëllima finale la në fuqi rezultatin e barabartë 0-0, me Laçin që do të luajë në shtëpi shanset për të kaluar në turin e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *