La Liga vepron ndryshe, ky është vendimi i fundit nga Federata e Futbollit të Spanjës

Federata e Futbollit të Spanjës ka miratuar ndryshimet për sezonin 2020/21 të La Liga-së.

RFEF ka bërë të ditur se sezonin e ri do të lejohen pesë zëvendësime, anipse kampionatet e tjera vepruan ndryshe.

Lejimi i pesë zëvendësimeve u miratua kur futbolli u rikthye pas pandemisë, në mënyrë që t’i ndihmonin lojtarëve për t’i ikur lëndimeve për shkak të formës fizike.

Premierliga vendosi që ky rregull i ri të mos vlejë në edicionin e ri, pasi klubet e ”vogla” votuan kundër. Megjithatë, kampionati spanjoll do të vazhdojë të ketë pesë zëvendësime edhe për sezonin që po vjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *