La Liga është ndezur, sa i takon garës për titull, pas humbjes së Atlético Madridit kundër Sevilla. Ekipi “rojiblanco” ka minimizuar hendekun në krye, sepse pas triumfit të Real Madridit kundër Eibar, tashmë ka vetëm tri pikë më shumë. Edhe Barcelona mund të vendoset në një largësi të tillë nëse mund Valladolid këtë të hënë. Për shkak se javën e ardhshme të kampionatit spanjoll, Real Madridi dhe Barça do të takohen në “Valdebebas”, kjo klasike mund të jetë përcaktuese për fatin e tyre.
Ndërkohë, Atlético Madrid duhet të luajë përsëri në Seville, por këtë herë në fushën e Betis. Ky i fundit është i pandalshëm, aktualisht në vendin e pestë, me 46 pikë. Përveç kësaj, kryeqytetasit e Simeone do të luajnë pa Luis Suárez dhe Llorente, dy shënuesit e tyre më të mirë, të cilët janë pezulluar për shkak kartonësh. Ndërkohë, Sevilla, gjithashtu nuk heq dorë. Me tetë pikë prapa Atlético Madrid, edhe ajo ka të drejtë të besojë te titulli, megjithëse duket një objektiv surrealist.