La Gazzetta Dello Sport: Kur Tare “peshkon” në Shqipëri dhe Kosovë

Vedat Muriqi do të bëhet futbollisti shqiptar i radhës i cili i bashkohet në vitet e fundit skuadrës së Lacios në Serinë A.

Klubi ka pasur shumë futbollistë shqiptarë gjatë ktyre viteve dhe gjithçka nisi me Igli Tare, i pari i kësaj liste në mijëvjeçarin e ri.

Që në momentin kur ai është bërë drejtor sportiv te lacialët, Tare është munduar gjithmonë që të afrojë bashkëkombas të tij në radhët e klubit, si te ekipi i parë, ashtu edhe te të rinjtë. Cana, Berisha e Strakosha ishin ndër emrat e parë, për të vazhduar më pas me lojtarë të tjerë që i përkasin edhe përfaqësues së Kosovës, si Valon Berisha apo së fundmi Vedaqt Muriqi.

Pikërisht këtyre emrave që ka afruar Tare në klub u ka kushtuar sot një speciale e përditshmja e njohur italine “La Gazetta Dello Sport”, e cila i ka dhënë rëndësi edhe transformimit të Tares nga një futbollist i panjohur në një nga emrat më të pëlqyer në futbollin italian.

“Në moshën 17 vjeçare mbërrita në Gjermani nga Shqipëria. Në një natë të ftohtë dimri, mes pyjesh, kalova kufirin mes Gjermanisë dhe Çekisë, duke paguar 800 euro”, kujton gazeta italiane fjalët e Tares në rrëfimin e tij të disa viteve më parë rreth mënyrës si nisi rrugëtimi në futbollin europian, ku tashmë është bërë një emër i njohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *