Ky televizion e transmeton ndeshjen Drita FC – Inter Club d’Escaldes?

Kampioni i Kosovës Drita do të garojë në fazën paraeliminatore të Ligës së Kampionëve derisa tashmë e ka mësuar edhe kundërshtarin e parë.

Në ndeshjen gjysmëfinale të turneut preliminar të “Championsit”, Drita do të përballet me ekipin Inter Club d’Escalades nga Andorra

Ndeshja në mes Dritës dhe Interit të Andorrës do të zhvillohet në Nyon të Zvicrës më 8 gusht.

Fituesi i ndeshjes do të kualifikohet në finale të këtij turneu preliminar, ku do të ndeshet me njërin nga ekipet Tre Fiori ose Linfieldi

“Zeri.info” mëson se për ndeshjet në fjalë është duke negociuar që t’i transmetojë Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian do ta njoftojë RTK-në më së largu deri të enjten në mëngjes nëse mund ta transmetojë këtë event apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *