Nuk është më befasi për askënd që Barcelona dëshiron rikthimin e Leo Mesit.
Dhe, sipas Sport, drejtuesit katalanas kanë hartuar tashmë planin financiar që mund të bëjë të mundur transferimin e argjentinasit, 35-vjeçar, me ‘kosto zero’, duke qenë të gatshëm t’i ofrojnë Messit një kontratë për një sezon (me një opsion tjetër), në masën 25 milionë euro bruto në vit, shumë më pak se sa fitonte kur u largua dhe sa fiton tani në Paris.
Duhet mbajtur mend se ky plan është gjithmonë në pritje të dritës jeshile të Ligës Spanjolle, duke pasur parasysh vështirësitë e stabilizimit financiar të Barcelonës dhe harmonizimin me kërkesat e drejtuesve të Ligës.