Kombëtarja e Kosovës nesër duke filluar nga ora 20:45 do të zhvillojë një ndeshje jashtëzkonisht të rëndësishme.
Dardanët do ta kenë përballë Zvicrën në sfidën që zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian. Një fitore e mundshme e Kosovës do ta kthente në garë për kualifikim, derisa çdo rezultat tjetër i humbë gjitha shpresat për “Euro 2024”.
Trajneri Primozh Gliha, ka bërë disa ndryshime në listën e të ftuarve, duke e rikthyer Bernard Berishën, ndërsa për herë të parë e ka ftuar edhe Ismajl Beka e Kreshnik Hajrizin.
Ky është formacioni i mundshëm i Kosovës në ndeshjen e nesërme.