Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku dhe sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic mund të marrin një dënim arsimor që synon promovimin e lojës së ndershme.
“La Repubblica” raporton se ish-shokët e skuadrës së Manchester United, të cilët u përleshën në pjesën e parë gjatë ndeshjes Inter-Milan në Kupën e Italisë, po presin të dinë datën për t’u paraqitur para Prokurorit Federal.
Raporti përfshin hipotezën e një ujdie për pranimin e fajësisë, me një dënim arsimor që synon promovimin e lojës së ndershme.
Komisioni Disiplinor tashmë kishte pezulluar të dy sulmuesit për një ndeshje në Kupën e Italisë, që do të thotë se belgu mbeti jashtë në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve kundër Juventusit.