Kosova nesër zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024” që mbahet në Gjermani.
Dardanët do të ndeshen me Izraelin në Tel-Aviv nga ora 18:00, ndërsa tashmë edhe e kanë mbajtur stërvitjen e fundit para këtij dueli.
Trajneri Alian Giresse në konferencë për shtyp para ndeshjes ka thënë se ka gjithë skuadrën në dispozicion dhe e ka të qartë se me çfarë skuadre do të starojë.
Formacioni i mundshëm i Kosovës në këtë takim pritet të jetë me një mesfushë të ngjeshur dhe eventualisht me kundërsulme të ndëshkojë kundërshtarin.
Ky pritet të jetë formacioni për ndeshjen e nesërme.