Cristiano Ronaldo fiton “Këpucën e Artë” në Seria A, duke lënë pas sulmuesin e Interit, Romellu Lukaku.
Me barazimin e Napolit ndaj Veronës dhe fitoren e “Bianconerëve” kundër Bolognas, skuadra e drejtuar nga Andrea Pirlo, renditët në pozitën e katërt në tabelë.
Sidoqoftë, me mbarimin e këtij edicioni, ylli portugez Cristiano Ronaldo ka shtuar edhe një trofe tjetër.
Portugezi 36-vjeçar ka fituar “Këpucën e Artë” në Seria A, duke e mbyllur sezonin 2020/21 me plotë 29 gola dhe 2 asistime. Pas tij u rendit Romelu Lukaku i Interit me 24 gola.