Ky kanal televiziv shqiptar nga Kosova e transmeton LIVE ndeshjen gjysmëfinale: Villareal-Liverpool

Do të zhvillohet sot ndeshja e dytë ndërmjet Villarrealit dhe Liverpoolit nga ku edhe do të dal finalisti i parë i Ligës së Kampionëve.

Sfida kthyese do të zhvillohet në stadiumin “De La Ceramica” me fillim nga ora 21:00.

Skuadra spanjolle është përpara një misioni shumë të vështirë pasi u mposht me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë nga skuadra angleze, prandaj i duhet një përmbysje e madhe për të vazhduar tutje, gjë e cila duket shumë pak e mundur kur dihet forma e lartë e skuadrës së Jurgen Klopp.

Kjo ndeshje do të transmetohet LIVE në ArtSport 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *