Dita e sotme do të jetë tejet argëtuese për futbolldashësit, veçanërisht për tifozët anglezë.
Me fillim nga ora 18:00, kampioni anglez Manchester City dhe kampioni i FA Cup, Liverpooli, do të përballen kokë më kokë në stadiumin “King Power” për trofeun e Community Shield.
Vetëm Arsenali dhe Manchester United e kanë fituar këtë trofe më shpesh se Liverpooli (15 herë), ku fitorja e këtij të fundit ishte në vitin 2006, duke humbur më pas dy herë në penallti duke përfshirë këtu kundër Cityt në vitin 2019.
Gjë interesante është se në asnjërën nga shtatë ndeshjet e fundit të Community Shield nuk ka pasur më shumë se dy gola të shënuar në pjesën e parë.
Kjo ndeshje do të transmetohet LIVE në SuperSport Kosova 2.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Klopp nuk do të paraqiten Alisson, Jota, Kelleher e Oxlade-Chamberlain, kurse te City mungon mbrojtësi Aymeric Laporte.