Jerome Boateng është larguar nga kampi stërvitor i Bayern Munchen në Kupën Botërore të Klubeve në Katar, ka konfirmuar trajneri kryesor Hansi Flick, pas vdekjes së ish të dashurës së mbrojtësit.
Kasia Lenhardt u gjet e vdekur në Berlin në moshën 25 vjeçare, vetëm një javë pasi ajo dhe Boateng njoftuan ndarjen e tyre në mediat sociale.
Boateng do të humbasë ndeshjen finale të Kupës Botërore të Klubeve të Bayern kundër Tigres të enjten.
Të mërkurën, Flick konfirmoi që Boateng do të largohet nga kampi i Bayernit, duke thënë: “Jerome erdhi në dhomën time dhe më pyeti nëse mund të shkonte në shtëpi. Ai nuk do të jetë në dispozicion për ne deri në një njoftim tjetër.”
Kasia Lenhardt, e lindur në Poloni, u bë e famshme si garuese në versionin e Gjermanisë të “Next Top Model” në vitin 2012. Ajo dhe Boateng ishin së bashku për më shumë se një vit.
Në postimin e saj të fundit në Instagram pasi ishte njoftuar ndarja e çiftit, ajo shkroi: “Deri këtu ishte. Mjaft”.