Pozicioni i Chelseat është i qartë në lidhje me sulmuesin belg, Romelu Lukakun. “Blutë” e Londrës nuk do ta shesin në janar dhe as nuk do ta huazojnë diku.
Ky është konkluzioni nga mbledhja e sotme mes klubit dhe lojtarit.
Gjithashtu, Lukaku ishte në stërvitjen grupore të mbajtur sot, ndërsa Tuchel do ta diskutojë vendimin e tij nesër
Chelsea position still very clear also after today’s meeting between Lukaku and Tuchel: Romelu won’t leave the club in January, no way for loan too. Tuchel will discuss his decision tomorrow ? #CFC
Lukaku was involved in today training session – something good definitely ⤵️? pic.twitter.com/66ZfA0fg9l
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 3, 2022
Tuchel e la Lukakun jashtë skuadrës së Chelseat për përballjen e së dielës me Liverpoolin në Premierligë, pas fjalëve të sulmuesit belg gjatë një interviste të xhiruar javë më parë por që u transmetua të enjten, raporton Gazeta Express.
Lukaku tha në intervistë se nuk ndihej i lumtur me rolin e tij nën udhëheqjen e Tuchel këtë sezon. Ai foli edhe për dëshirën për t’u kthyer në Inter së shpejti, klubin të cilit Chelsea ia pagoi 115 milionë euro për shërbimet e tij.