Marcelo Bechler (gazetar i besueshëm) ka raportuar se vendimi i parë i Joan Laportas si president sa i përket transferimeve është rikthimi i Emerson në klub.
Joan Laporta dhe ekipi i tij sportiv duan që Emerson [i cili është i huazuar te Real Betis] të rikthehet në klub sezonin e ardhshëm.
Rikthimi i tij në klub do t’i kushtojë Barcelonës 9 milionë euro dhe besohet se Emerson do t’i bëjë konkurrencë Jordi Albas.
Detyra e radhës e Laportas është ta ‘bindë’ Leo Messin të qëndrojë në klub, pasi ky i fundit nuk ka ndërmarrë ndonjë hap sa i përket të ardhmes së tij.