Bledar Devolli është trajneri i ri i Drenicës. Drenica ka konfirmuar ardhjen e Devollit në bankinën e klubit kuqezi.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit “kuqezi” e cila ka njoftuar se drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje me trajnerin në fjalë.
Trajner 42-vjeçar, do të prezantohet nesër në ambientet e klubit, derisa ai nuk do të humbasë kohë, pasi që nga nesër Devolli do të fillojë punën.
Kujtojmë se Fadil Rama ishte trajneri i fundit i Drenicës, i cili ka dhënë dorëheqje mbrëmë (e shtunë) pas humbjes 4:1 ndaj Dritës në Gjilan.
Ky është njoftimi i plotë i klubit nga Skënderaj:
Klubi arrin marrëveshje me trajnerin Bledar Devolli!
Skenderaj – 25.10.2020
Sot gjatë ditës, drejtuesit e klubit tonë kanë arritur marrëveshje me trajnerin nga Gjirokastra, Bledar Devolli.
Trajneri 42 vjeçar, do të prezentohet nesër në ambientet e KF Drenica dhe që nga nesër do fillojë punën më ekipin tonë.
Devolli ka qenë më parë në futbollin kosovar te skuadra e KEK-ut, kurse në Shqipëri ka udhëhequr skuadrat: Luftëtari, Bylis, Kamza, Kastrioti, Tomori, etj.
Na prift e mbara!.