Paul Heckingbottom është bërë trajneri i parë që shkarkohet në këtë sezon të Premier Ligës, pasi e humbi punën e tij te Sheffield United.
Nën urdhrat e Heckingbottom, Sheffield ka marrë vetëm pesë pikë nga 14 ndeshjet e zhvilluara deri tani në Premier Ligë.
Këto 14 ndeshje përfshinë një humbje 8:0 në shtëpi nga Newcastle, 5:0 nga Arsenali në muajin tetor dhe një tjetër humbje 5:0 nga Burnley, ku ndeshja kundër këtij të fundit rezultoi të ishte e fundit e Heckingbottom në krye të Sheffield.
Ndërkaq, vetëm një orë pasi që publikoi lajmin për shkarkimin e Heckingbottom, Sheffield njoftoi se trajneri i ri i klubit do të jetë, Chris Wilder.
Wilder ka qenë në të kaluarën trajner i Sheffield United, ku drejtoi klubin në 227 ndeshje nga maji i 2016-ës deri në mars të vitit 2021, kur edhe ai u largua nga klubi.