Enis Vila nga Hani i Elezit, sivjet i është bashkuar ekipit U-19 të Duisburgut, pasi më parë ka luajtur për Oberhausenin.
Qendërmbrojtësi 18 vjeçar menjëherë po konsiderohet i rëndësishëm nga klubi, pasi po luan startues tek skuadra e re.
Madje në ndeshjet e tij të fundit ka pasur edhe skaut të cilët kanë shkuar për ta parë nga afër lojtarin.
Ndërkohë atij i është kumtuar se nëse vazhdon me paraqitje të mira, shpejt do të grumbullohet në ekipin e parë.
Enis Vila ka lindur në Gjermani por thotë se është i gatshëm të luajë për Kombëtaren e Kosovës, nëse merr ftesë.