Barcelona humbi dy pikë në ndeshjen e fundit kundër Valencias në “Camp Nou”.
Ishte ndeshje si e njëjtë për blaugranasit, meqenëse sulmuesi Maxi Gomez shënoi prapë, transmeton lajmi.net.
Sipas Marca, uruguaiani ka shënuar gjashtë herë në gjashtë ndeshje dhe duket se i shijon përballjet me Barcelonën.
Ai ka shënuar kundër Barcelonës më shumë se çdo lojtar që nga edicioni 2017/18, kur u transferua nga Celta Vigo.
Sulmuesi për Valencian ka realizuar 15 gola në 54 paraqitje që prej kohës kur iu bashkua në vitin 2019.