Ky është stadiumi në të cilin Drita do t’i zhvillojë ndeshjet parakualifikuese të Ligës së Kampionëve

Ndeshjet parakualifikuese për Ligën e Kampionëve këtë edicion do të zhvillohen në Zvicër.

Bëhet e ditur që për shkak të situatës pandemike, tashmë të njohur si “COVID-19” këtë vit ndeshjet parakualifikuese në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen në Nyon të Zvicrës.

UEFA do t’i mbulojë shpenzimet e transportit lokal dhe të organizimit të ndeshjeve, kurse klubet që do të marrin pjesë në këtë mini-turne do të duhet t’i paguajnë biletat e lojtarëve dhe stafit deri në Zvicër dhe shpenzimet e hotelit.

“Sheshi” merr vesh qe ndeshjet do te zhvilllohen ne stadiumin “Colovray Sports Centre” në Nyon te Zvicrës.

Më poshtë mund ti shihni edhe imazhet e stadiumit ku do të zhvillohen takimet.

Gjithashtu UEFA është përkujdesur që t’i aranzhojë disa hotele me çmime më të lira, mirëpo klubet nuk janë të obliguara të shkojnë në ato hotele.

Ndër të tjerash në këto ndeshje do të bëhen testimet për “COVID-19”, ndeshjet do të zhvillohen pa prezencën e publikut, si dhe do të kenë një numër të vogël nga anëtarët stafit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *