Polonia është shteti i parë që është eliminuar zyrtarisht nga Kampionati Evropian “Gjermania 2024”.
Polakët u mposhtën sot nga Austria 3:1 dhe me barazimin e Francës dhe Holandës, gjasat e tyre për kalim tutje janë shuar.
Holanda e Franca kanë nga katër pikë në pozitën e parë dhe të dytë, ndërsa Austria është e treta me tre pikë. Polonia është e fundit pa pikë.
Ndeshjen e fundit, Polonia e luan ndaj Francës. Edhe në rast fitoreje, skuadra e udhëhequr nga Robert Lewandowski nuk ka shanse matematikore të kalojë tutje.