Kanë qenë 24 orë të vështira për Real Madridin, pasi ata kanë humbur mundësinë për të nënshkruar me Kylian Mbappe pasi ishin jashtëzakonisht afër nënshkrimit të yllit të Paris-Saint Germain.
Mbappe ka qenë objektivi kryesor i transferimeve të Real Madridit për disa vite.
Në fakt, pasi PSG refuzoi të negocionte largimin e tij verën e kaluar, Real Madridi u kthye drejt një tjetër francezi dhe siguroi një marrëveshje për të nënshkruar me Eduardo Camavinga në ditët e fundit të merkatos.
Ndërsa, tani objektivi kryesor i “Los Blancos” do të jetë transferimi i Tchouamenit nga Monaco.