Pasi bënë një merkato të madhe verën e shkuar dhe siguruan shërbimet e Hallandit, një tjetër lojtar i madh së shpejti do të zbarkojë në “Signal Iduna Parc” dhe te Borusia Dortmund.
Tomas Menier, me hapjen e merkatos, do të jetë lojtari i parë, që do veshë fanellës e “verdhezinjve”. Kontrata e mbrojtësit me PSG-në përfundon këtë verë dhe negociatat e rinovimit kanë dështuar, me mbrojtësin të lirë të zgjedhë ekipin që dëshiron.
Borusia Dortmund i është dukur opsioni më i mirë belgut dhe sezonin tjetër do të shohim atë në formacion në krahun e djathë dhe jo Hakimin, siç ka ndodhur dy vitet e fundit.
28-vjeçari do të firmosë për katër vitet e ardhshme. Ndërkohë, talenti maroken do të kthehet te Real Madridi, pas huazimit dyvjeçar në Gjermani.