Harry Maguire është emëruar kapiteni i ri i klubit të Manchester United.
Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se mbrojtësi më i shtrenjtë në botë do të marrë shiritin e kapitenit,
pasi Ashley Young pritet ti bashkohet Interit, përcjell GazetaTopi.com
Maguire mbërriti në klub gjatë verës nga Leicester në një marrëveshje prej 80 milion,
por tashmë ka treguar aftësitë e tij si një lider në fanellën e kuqe.
Ai pritet që nesër të debutoj me shiritin e kapitenit në derbin ndaj Liverpoolit.