Është mbyllur me fitoren e thellë 4:1 sfida mes Monchengladbach dhe Union Berlinit.
Vendasit kanë marrë një 3-pikësh të rëndësishëm për ecurinë në kampionat. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2:0 me golat e Neuhasu dhe Thuram.
Pikërisht pas golit të parë të tij, Marcus Thuram që për Gladbachun në pjesë të dytë shënoi edhe golin e tretë], festoi duke ulur gjurin e tij për të nderuar George Floyd, afrikano-amerikanin e vrarë në Minneapolis.
Vrasja e Floyd nga një pjesëtar policie javën e kaluar ka shkaktuar protesta masive dhe trazira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që po përballen me krizë dhe racizëm të shtuar.
Golin dhe festimin e sulmuesit francez, që mund t’i shihni më poshtë, kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Marcus Thuram taking a knee.
That's it.
That's the Tweet.
— Goal (@goal) May 31, 2020