Gazeta spanjolle ‘Marca’ ka përpiluar një listë me futbollistët më të pasur në botë, dhe në krye të saj është Faiq Bolkiah, kapiteni 22 vjeçar i Kombëtares së Brunie.
Bolkait është pjesë e Leicester që nga viti 2016, por ende nuk ka fituar mundësinë për të luajtur në skuadrën e parë.
Ai u paraqit deri në për skuadrën e dytë në ndeshje miqësore, ndërsa verën e kaluar zgjati kontratën me anglezët edhe për një vit.
Faiq është djali i Jefri Bolkiah, Princit të Brunei, dhe nipi i Sulltanit të Brunei, Hassanal Bolkiah. Sulltani është një njerëzit më të pasur në botë, dhe futbollistit të Leicester ia ka dhuruar 20 miliardë dollarë.
I dyti në listën e futbollistëve më të pasur është sulmuesi i Juventus, Cristiano Ronaldo, pasuria e të cilët vlerësohet 450 milionë dollarë, 50 milionë dollarë më e madhe se e rivalit të tij të madh, Lionel Messi.
Renditja vazhdon me Zlatan Ibrahimovic, që ka një pasuri prej 190 milionë euro, Neymar, 185 milionë, ndërsa Rooney është i gjashti, me 160 milionë dollarë.