Ky është futbollisti 20 vjeçar, më i shtrenjti te Kombëtarja e Suedisë

Kosova e nis kampanjën për Kampionatin Botëror me ndeshjen ndaj Suedisë që e zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri” të dielën me fillim nga ora 20:45.

Suedia ka ekip me vlerë shumë më të madhe se Kosova dhe konsiderohet favorit i madh për këtë ndeshje.

Futbollisti më i vlefshëm i Suedisë është Dejan Kulusevski, shkruan Gazeta Express.

Vlera e 20-vjeçarit që luan për Juventusin shkon në 45 milionë euro sipas sajtit të njohur, “Transfermarkt”.

Ndërkaq, më i vlefshmi te Kosova është Vedat Muriqi që ka vlerë 14 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *