Mbrëmë (e diele) janë zhvilluar dy takime në Grupin C të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Në këtë grup gjenden Kosova, Sllovenia, Greqia dhe Moldavia.
“Dardanët” në xhiron e pestë janë përballur ndaj Sllovenisë në Ljubljanë, ku edhe humbën me rezultat 2:1. Ndërsa, takimi tjetër në mes Moldavisë dhe Greqisë i ka takuar grekëve me rezultat 2:0.
Pas kësaj humbje Kosova gjendet në pozitën e tretë me 2 pikë të tubuara. Sllovenia mbanë primatin e grupit me 13 pikë i ndjekur nga Greqia me 11 pikë. Ndërs, Moldavia është në pozitën e fundit me 1 pikë.
Sajti i njohur “Whoscored.com” ka publikuar gjatë ditës së sotme formacionin me lojtarët më të mirë të këtij raundi në Grupin C të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Formacionin e javës sipas sajtit të njohur e dominojnë grek me pesë lojtarë të ndjekur nga sllovenët me katër dhe “Dardanët” me dy lojtarë.