Ky do të jetë gjyqtari gjerman që do të ndajë drejtësinë në finalen e Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka zgjedhur Robert Schroder si gjyqtar kryesor të finales së Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit.

Prishtina dhe Llapi do të ndeshen nesër (e enjte) me fillim nga ora 20:00 në stadiumin Fadil Vokrri në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat pasi fituesi i Kupës së Kosovës siguron edhe kualifikimin në garat evropiane, përkatësisht në kualifikueset e Ligës së Evropës.

Rëndësia e ndeshjes ka bërë që FFK të zgjedh një gjyqtar të huaj për ta ndarë drejtësinë në këtë përballje, e cila pritet të jetë shumë e luftuar dhe e zjarrtë.

Gjyqtari nga Gjermania, Robert Schroder, së bashku me pesë gjyqtarët tjerë gjermanë që do të ndajnë drejtësinë në finalen e Kupës.

Schroder është një emër relativisht i njohur i gjykimit pasi ka ndarë drejtësinë në 13 ndeshje ndërkombëtare gjatë karrierës së tij, teksa këtë edicion ka referuar edhe katër ndeshje në Bundesligën, pasi ka qenë i lënduar pothuajse gjatë gjithë sezonit 2024/25

Ndryshe, një gjë të tillë e ka bërë ditë më parë edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), e cila për finalen e “Final Four” kishte vendosur që drejtësinë në fushë t’ia besojë një gjyqtari të huaj.

Takimin mes Egnatias dhe Vllaznisë e gjykoi gjyqtari i njohur polak, Szymon Marciniak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *