Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji, kundër Burkina Fasos, më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Zvicrës, më 29 mars në Cyrih.
Ky është grumbullimi i parë i “Dardanëve” nën drejtimin e trajnerit të ri, Alain Giresse, i cili u caktua gjatë muajit shkurt të këtij viti.
Risia e vetme e këtij grumbullimi është ftesa e parë e marrë nga futbollisti Emir Sahiti, që luan për Hajduk Split të Kroacisë.
Ndërkohë, ndryshimi i trajnervëe nuk ka pasuar me ftesë për Leart Paqaradën, i cili është anashkaluar, përkundër paraqitjeve të mira që po bën me St.Paulin.
Nuk është ftuar as Bernard Berisha, kurse Zeneli mungon për shkak të lëndimit, e Bersant Celina ka vendosur të qëndrojë në Angli për ta ndihmuar ekipin e tij, Ipsëich Town.
Ndërkohë, ftesë nuk kanë marrë as treshja e mesfushës, Besar Halimi, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala.