Kush janë tre trajnerët që rrezikojnë shumë shkarkimin në Premier League?

Arne Slott është në 3 trajnerët kryesorë që mund të shkarkohen në Premier League.

Liverpooli ka fituar vetëm katër nga 14 ndeshjet e fundit. Në ndeshjen e tyre të fundit, Merseysiders barazuan 1-1 me Sunderlandin.

Slott është bërë favoriti i dytë për t’u shkarkuar në Premier League. Vetëm në 24 orë, shanset që ai të shkarkohet janë përgjysmuar, nga 6.00 në 2.50.

Daniel Farke i Leeds (1.73) konsiderohet kandidati kryesor për t’u bërë trajneri i ardhshëm i shkarkuar në Premier League.

Trajneri i Tottenhamit, Thomas Frank (4.00), kompleton treshen më të mirë midis agjencive britanike të basteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *