Liga e Kampionëve si asnjëherë më parë do të jetë e mbushur me futbollistë shqiptarë.
Plotë shtatë futbollistë shqiptarë do të jenë pjesë e fazës së grupeve të garës elitare evropiane, shkruan lajmi.net.
Xherdan Shaqiri me Liverpoolin, do të jenë në vazon e parë, me këtë skuadër që ka fituar këtë garë dy vite më parë.
Nga Kombëtarja e Kosovës, në Ligën e Kampionëve do të jetë Vedat Muriqi me Lazion, me sulmuesin e ‘Dardanëve’ që do të paraqitet për herë të parë në këtë garë.
Lojtarët shqiptarë që do të luajnë në Ligën e Kampionëve:
Liverpool, Xherdan Shaqiri
Salzburg, Albert Vallci
Salzburg, Mërgim Berisha
Lazio, Thomas Strakosha
Lazio, Vedat Muriqi
Atalanta, Berat Gjimshiti
Ferencváros,Myrto Uzuni