Kush është kundërshtari i radhës i Llapit në Ligën e Konferencës – Brondby, gjiganti danez do të zbarkojë në Kosovë

Llapi ka pësuar humbje në dy ndeshjet e Ligës së Evropës nga Wilsa Krakow, fillimisht në Poloni me rezultat 2-0, pastaj sot në “Zahir Pajaziti” me rezultat 2-1.

Eliminimi nga Liga e Evropës, nuk e largon plotësisht Llapin nga garat evropiane, pasi do të ketë një mundësi më shumë.

Llapi aventurën evropiane e vazhdon në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Tahir Batatina dhe skuadra e tij do të ballafaqohet me Brondbyn më 25 korrik në ndeshjen e parë, pas një jave ajo kthyese.

Brondby është një prej klubeve më të mëdha daneze, ku në 40 vitet e fundit, pothuajse i ka të shënuara të gjitha sukseset.

Ata janë është 11 herë kampion i Danimarkës, ndërsa 12 herë e ka mbyllur sezonin në vendin e dytë.

Po ashtu gjiganti danez ka fituar Kupën e Danimarkës plot shtatë herë. Herë e fundit që është shpallur kampion është sezoni 2020/2021. Në sezonin e fundit 2023/24, ata e mbyllën kampionatin si nënkampion në sezonin e rregullt.

Sipas Transfermarkt, Brondby vlen afërisht 50 milionë euro dhe në gjirin saj ka lojtarë që lejnë nga 5 0se 6 milionë euro.

Nicolai Vallys dhe Yuito Suzuki kanë vlerë nga 6 milionë euro, ndërsa Mathias Kvistgaarden ka vlerë 5 milionë euro.

Ata luajnë në Stadiumi Brøndby që ka kapaciteti prej 28 mijë ulësesh./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *