Kush është Franco Foda që po e merr Kosovën? Trajneri që e ngriti në këmbë Austrinë

Federata e Futbollit e Kosovës shumë shpejt pritet ta zyrtarizojë në krye të Kombëtares, trajnerin gjerman Franco Foda.

Ai do t’u prijë dardanëve në ndeshjet kualifikuese në Ligën e Kombeve si dhe në kualifikimet për Kampionatin Botëror që mbahen vitin e ardhshëm.

Po kush është Franco Foda?

Tekniku gjerman ka një karrierë të bujshme derisa suksesin më të madhe e ka me Austrinë të cilën e udhëhoqi plot pesë vite në kohën kur kjo kombëtare kishte rezultate të dobëta dhe më të u rikthyer formën e mirë.

Përveç Kombëtares austriake ai ka udhëhequr edhe Gjermaninë U21 derisa të klubet ka punuar Bielefeld, Bayer Leverkuzeni në Gjermani si dhe te Baseli e Strum Graz në Austri. Së fundmi ai ishte pjesë e skuadrës zvicerane e Zurich.

Ai është parë si një zgjedhje e mirë për Kombëtaren e Kosovës me shpresë se do të arrijë që dardanet t’i kthej të triumfi pas rezultateve zhgënjyese që kishte në kualifikueset për Kampionatin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *