Mbrojtësi Ardian Bajrami ishte një nga 3 risitë e listës së trajnerit Edi Reja, për 2 sfidat e muajit mars. Bëhet fjalë për një element cilësor, i cili jep siguri për të ardhmen.
Futbollisti i talentuar ka lindur në Zvicër në vitin 2002 dhe aktualisht është pjesë e ekipit të Benficës U-23.
Bajrami ka qenë pjese e moshave U-16, U-17, U-18 të Zvicrës dhe dy vite më përpara është grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë.
19-vjeçari edhe pse ka lindur në shtetin zviceran, është pajisur me pasaportë shqiptare dhe së fundmi arriti të bindte trajneri Reja, për ta bërë pjesë të Kombëtares A.