Paris Saint-Germain ka një sulm yjor për sezonin e ri, Lionel Messi-Neymar-Kylian Mbappe.
“Fatkeqësia” e vogël që mund të shkaktojë praninë e kaq shumë fenomeneve paraprakisht, megjithatë ka të bëjë me hierarkiNë për gjuajtësin e penalltive.
I shtyrë për këtë çështje nga Marca , mesfushori parisien Ander Herrera tha: “E vërteta është se ne ende nuk e kemi folur mbi këtë çështje, por një gjë është e qartë: Unë nuk do t’i godas (qesh). Vetëm për këtë i sigurt. Mendoj se nuk do të jetë problem, pasi Neymar, Messi dhe Mbappe kanë një marrëdhënie fantastike. Nuk e di nëse do të gjuajnë me radhë, apo do të vendosin se kush do t’i godas duke luajtur guri, letra dhe gërshëra ”, përfundoi Herrera me shaka.
Ander Herrera njihet për humorin dhe batutat e tij, me të cilat shpesh tërheq vëmendjen e të gjithëve.