Kush do ta fitojë Evropianin 2020? Ky është vlerësimi i fundit i bastoreve

Një numër i ekipeve të mëdha tradicionale janë rrëzuar tashmë, pra kush është favorit për ta fituar Kampionatin Evropian 2020 tani?

Euro 2020 është futur në aktin final dhe i ka përmbushur zotimet dhe të gjitha pritjet për një turne të jashtëzakonshme.

Pas shumë ndeshjeve dhe betejave të zjarrta në fazën grupore dhe veçanërisht në fazën e eliminimit direkt, kanë mbetur vetëm dy kombëtare që të dielën në Wembley do të zhvillojnë betejën e fundit për kurorën evropiane.

Anglia kundër Italisë të dielën më 11 korrik në Wembley.

Kush është favorit për ta fituar Euro 2020?

Anglia e nisi turneun si njëra nga ekipet favorite për të fituar dhe tani shihet si favorit për ta mposhtur Italinë, pas triumfit ndaj Danimarkës në gjysmëfinale.

Njëra prej kompanive kryesore të basteve në botë, bet365, i ka vënë Anglinë kuotën 2.75 për ta fituar Euro 2020 të dielën.

Italia, që e mundi Spanjën në gjysmëfinale, ka kuotë më të lartë prandaj nuk shihet si favorite.

Bet365 i ka vënë asaj kuotën 2.88 për të fituar.

Nuk është një dallim i madh, por prapëseprapë, Anglia shihet si favorite, sipas bet365.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *